×
  • Lajme
  • Lajme

    Ermira Ratkoceri-Vllasaliu pjesë e listës së AAK-së për deputete

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 12:47

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen me 14 shkurt, pjesë e listës së AAK-së për deputetë do të jetë edhe Ermira Ratkoceri-Vllasaliu, njoftojnë burime brenda Aleancës.


    Ratkoceri së fundi ka qenë pjesë e kabinetit të zv. Kryeministrit Tahiri, duke shërbyer si këshilltare politike për çështje ekonomike, ndërkaq studimet themelore dhe postdiplomike i ka përfunduar në Angli, ku ka jetuar për një kohë të gjatë, duke qenë e angazhuar në kompani të ndryshme financiare si udhëheqëse e projekteve.

    Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!