×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Marrëveshje e vështirë, por e nevojshme – përgëzoj liderët për kurajon

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 23:41

    Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur.

    Escobar ka thënë se kjo marrëveshje ishte e vështirë, një marrëveshje e domosdoshme e cila të dyja vendeve u hapë rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

    Ai ka shtuar se SHBA-ja do të jetë aty për të ndihmuar palët qoftë ekonomikisht e politikisht për të siguruar zbatimin e kësaj marrëveshje,

    “Dua ti uroj palët për arritjen e një marrëveshje të vështirë por të domodoshme, që u hapë rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Ne do të jemi aty për të ndihmuar edhe ekonomikisht edhe politikisht. BE ka një mekanizëm për të siguruar implementimin dhe jam shumë i kënaqur për këtë dhe falënderues për të dy liderët që kanë arritur kurajo për këtë marrëveshje”, ka thënë Escobar në një adresim për media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!