×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar para ardhjes në Kosovë: Dialogu me Serbinë të vazhdojë në mënyrë urgjente

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 21:23

    Zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, ka folur rreth arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE.

    Escobar në intervistën ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se askush nuk po i kërkon Kosovës të bëjë kompromis me sovranitetin apo integritetin territorial të saj.

    “Më lejoni të jem i qartë – askush nuk po i kërkon Kosovës që të vëjë në “kompromis” sovranitetin apo integritetin e saj territorial; ato çështje janë vendosur në mënyrë të qartë. Megjithëkëtë, është me rëndësi të përmbyllen këto negociata me marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim [të marrëdhënieve] të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, tha Escobar në intervistën për Reporteri.net, e para për një media në Kosovë.

    Ai është përgjigjur edhe pyetjes se a beson se ky proces që ka filluar dhjetë vjet më parë, do të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare gjatë vitit 2022?

    “Përderisa nuk ka afat kohor për sukses, i nxisim udhëheqësit kosovarë dhe serbë të angazhohen në mënyrë urgjente, kreative dhe transparente në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Gjendja e tanishme nuk i ndihmon popullit të Kosovës apo atij të Serbisë. Ajo pengon përparimin ekonomik të ardhshëm të të dy vendeve, pengon integrimin rajonal dhe e bën tepër sfiduese për të parë ndonjë rrugë tjetër si të shkohet përpara ku të dy vendet janë plotësisht të integruara në BE dhe në institucionet e tjera euroatlantike”, tha emisari i Biden për Ballkanin në intervistën ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net.

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!