×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar për Reporteri: Momentalisht nuk kemi plane për tërheqjen ushtarake nga Kosova

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 9:00

    Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, në intervistën e tij ekskluzive dhënë për Gazetën Online Reporteri.net, ka komentuar edhe spekulimet e herë pas hershme rreth mundësisë së tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova.

    Në intervistën e parë të tij për një media në Kosovë, Escobar për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikanë që qëndrojnë në Kosovë.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës (KFOR)”, u përgjigj prerë Escobar.

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    “Përfundimisht, ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin eventual në BE si mjetet më efikase afatgjata për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, ka shtuar Escobar për Reporteri.net.

    Ndërsa sa i përket marrëveshjes finale, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

    “Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, tha Escobar.

    Në intervistën e tij, Escobar ka treguar së së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë në Prishtinë, Beograd e Bruksel ndërmjet datave 31 janar – 4 shkurt. /Reporteri.net/.

    Gabriel Escobar for Reporteri.net: ‘Status quo’ in Dialogue is emptying Kosovo – Association does not violate sovereignty

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!