×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është lënduar një grua”, policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi një nga veturat e eskortës së Kurtit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 11:35

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin ku u përfshi njëra nga veturat e eskortës së kryeministrit Kurti është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të një veture civile. 

    Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan ku Kurti ishte duke shkuar për të marrë pjesë në raportimin e punë një vjeçare të Alban Hysenit, kryetar i Gjilanit.

    Sipas PK-së në këtë aksident ka pësuar lëndime një person e gjinisë femërore e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.

     

    “Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

    Për këtë aksident ka folur edhe kryeministri Kurti i cili tha se kishin fat në këtë fatkeqësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!