×
  • Lajme
  • Lajme

    “Euroaspahlt” sqaron transferimin e 7 mijë e 250 eurove nga paratë e vjedhura të Thesarit

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 23:51

    Njëri prej 17 transaksioneve të kryera nga firma “LDA Group” pas pranimit të 2 milionëshit të vjedhur nga Thesari i Shtetit, figuron se është dërguar edhe në kompaninë e betonit “Euroaspahalt SHPK”, me lokacion në Bishtazhin të Komunës së Gjakovës.


    Përmes një komunikate dërguar mediave, kjo kompani të cilës i janë transferuar 7 mijë e 250 euro, ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni se janë paratë e vjedhura të shtetit.

    Sipas tyre, Valon Shala ka kryer tri pagesa ndaj kompanisë së tyre, teksa ka shtuar se nuk kanë vërejtur diçka të dyshimtë gjatë kryerjes së pagesës.

    Udhëheqësit e kësaj kompanie kanë thënë se janë të gatshme t’i kthejnë parat, nëse ato janë të vjedhura nga shteti.

    “Ne jemi të gatshëm me i kthy paret në të njëjtën llogari, nëse këto pare janë të vjedhura prej shtetit jemi të gatshëm, me i kthy në llogari. Nuk ka duhen ato pare, nuk na qojnë peshë jemi kompani shumë e madhe dhe serioze”, ka thënë pronari.

    “Fillimisht duket të ju sqarojmë se personi i quajtur Kadri Shala rreth mesit të muajit korrik 2020 ka ardhë personalisht në zyrat tona dhe është prezantuar si person me biznes aktivitet të ndërtimtarisë dhe po ashtu ka deklaruar se e ka kompaninë në pronësi të djali të tij të quajtur Valon Shala dhe kompania quhet LAD Group shpk me seli në Llapushnik/Drenas me ç’rast ka deklaruar se ka fituar tender për ndërtimin e disa shtëpive të minoritetit rom në territorin e Gjakovës. Nga këtu ka folluar bashkëpunimi ynë me këtë kompani”, kanë thënë nga EROASPHALT.

    Sipas tyre, më datën 20.08 2-20 Kadri Shala përmes telefonit ka bëtë porosinë e parë dhe ka vazhduar bashkëpunimi deri më sot me datë 23.10.2020.

    “Kompania e lartcekur ka bërë pagesat përmes bankës TEB në llogarinë tonë EUROASPHALT shpk në bankën NLB Bank. Në total janë bëtë tri pagesa si më poshtë.

    1.Data 21.09. 2020 -Fatura nr.153/2020 në vlerë 1.925.00 eurp

    2.Datë 3-.09.2020 -Fatura nr159/2020 në vlerë 3.225.00 euro

    3.Datë 13.10.2020-Fatura nr 169/2020 në vlerë 2.2550.00 euro

    Duhet sqaruar se firma në fjalë momentalisht ka detyrim të pashlyer në vlerë prej 1.850.00 euro”, thuhet në sqarimin e kësaj kompanie.

    Ata kanë publikuar edhe mesazhet me Kadri Shalën: 

    Euroasphalt” është e regjistruar në ARBK në vitin 2008. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë është Kaltrin Kryeziu, drejtor dhe agjent i regjistruar Fatos Deva dhe anëtar i bordit Alban Fetoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!