×
  • Lajme
  • Lajme

    Express: Veseli udhëton për Hagë, do të intervistohet

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:18

    Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


    Gazeta Express mëson nga burime brenda Tribunalit Special se Veseli do të udhëtojë sot për në Hagë.

    Atje pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

    Gazeta Express ka kontaktuar kabinetin e z. Veseli, mirëpo nuk ka arritur të marrë një prononcim lidhur me këtë.

    Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

    Express javë më parë ka raportuar nga burimet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se po përgatitën aktakuza që prekin seniorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentarin Kadri Veseli

    E ashtuquajtura Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

    Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK’së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Halit, Haradinaj, akuzohet për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!