×
  • Lajme
  • Botë

    Facebook dhe Twitter censurojnë postimet e Trump

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 14:25

    Twitter ka bllokuar përkohësisht llogarinë e fushatës elektorale të Donald Trump me akuzën se ka shpërndarë keqinformime mbi koronavirusin.


    Në shënjestër ka qenë një postim i ekipit Trump në të cilin pretendohej se fëmijët janë thuajse imunë ndaj Covid 19. I njëjti mesazh ishte censuruar edhe nga facebook.

    Si rezultat, menaxhuesit e llogarisë duhet të heqin postimin para se të mund të vazhdojnë të përdorin twitterin.

    Në postimin e hequr nga faqja e presidentit amerikan në facebook, shkruhej i njëjti pohim. Bëhet fjalë për përmbajtje me deklarata false dhe të dëmshme që shkelin rregullat tona për dezinformimin – bënte të ditur rrjeti social.

    Sipas presidentit Trump, fëmijët duhet të kthehen në shkolla sepse praktikisht ose virtualisht ata janë imunë. Sipas shumë studimeve, edhe pse fëmijët janë shumë më pak të prekshëm nga virusi, mund të jenë vektorë infektimi apo të zhvillojnë simptoma inflamatore shumësistemëshe e madje edhe të rënda.

    Nëse mendoni për fëmijët, ata janë praktikisht e mund të them edhe përfundimisht, imunë nga sëmundja. Pak prej tyre janë prekur në formë të rëndë. E vështirë të besohesh. Nuk e di si e mendoni ju por ata kanë një sistem imunitar më të fortë dhe nuk kanë probleme – ka pohuar numri një i shtëpisë së bardhë.

    Ai madje ka kujtuar edhe se vetëm një fëmijë i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën në Nju Jersey edhe pse dyshohet se shkak ka qenë diabeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!