×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Syleviqi gjendet i vdekur te liqeni i Badovcit

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 15:54

    Ish’zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.


    Reporteri.net, ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimt, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

    Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish’Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP’it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve.

    Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin e Reporteri.net se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

    “Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.

    Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente.

    “Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!