×
  • Lajme
  • Lajme

    Fajësohen autoritetet për vrasjen e Sebahate Sopit

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 23:22

    Avokati i Popullit ka publikuar raport mbi vrasjen e Sebahate Sopit, viktima kishte raportuar disa herë dhunën.


    Dolën rrethuan vendin pasi që këtu në lagjen Emshir në kryeqytet.

    Dyshihet se Sebahate Sopi u vra me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

    E më pas i njëjti i mori jetën edhe vetes.

    E krejt kjo ndodhi me 14 mars të këtij viti.

    Derisa institucionet po vazhdojnë hetimet, është institucioni i Avokatit të Popullit ai që ka publikuar një raport specifik për këtë rast.

    Tutje në raport, thuhet se ka pasur mungesë edhe të koordinimit të veprimit mes autoriteteve përgjegjëse për këtë rast.

    Saktësisht, një e gjetur tjetër në këtë analizë të institucionit është se shkelje për këtë rast kishin bërë edhe zyrtarët policorë në Graçanicë.

    Reagime pas publikimit të raportit pati edhe nga aktivistët e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.

    Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës bëjnë thirrje të mos ketë neglizhenca të tilla tek këto raste të ndjeshme.

    Madje Kurti po vlerëson që denimet janë shumë më të lehta kur dhuna bëhen nga burrat sesa nga gratë dhe kjo gjë sipas saj është shqetësuese.

    Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar 485 raste të dhunës në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!