×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Aliu goditet edhe nga një tragjedi: Vdes babai i djalit nga Lipjani që u zhduk 4 ditë më parë

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 15:33

    Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij tash e katër ditë.


    Familjarët kanë thënë se djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer.

    Ndërkohë që familja bën thirrje për ndihmë për ta gjetur djalin e tyre, sot raportohet se familjes Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit i ka ndodhur edhe një tragjedi tjetër.

    Kryefamiljari, përkatësisht babai i Shqipdonit 23 vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës. Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Ja dhe më e rendë jeta për këtë familje!
    Babai i djalit të humbur paska ndêrruar jetë! Sigurisht ka qenë i sëmurë dhe nuk ka mundur ta përballoj edhe humbjen e djalit!

    Unë ju shpreh ngushëllimet për këtë rast, ndërsa uroj të gjindet sa më parë ky djalê , nga policia dhe qytetarët!

    Labi gjithmonë afër familjeve tona!”, ka shkruar Labi përbri fotografisë së publikuar. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3077640915644605?__xts__%5B0%5D=68.ARAtEsgHpqZb2n_q5srk0pkZbLMoY9QQ7u-ZC-Tv72504d4zQSX85nCEdNnFfTzVtTBw7LwfyYlnNrX4xqLTY2KWw_OBi_Px0OM8npRk_W_8Wvi5ia8p2je7sn0feYq5sATCPv36catBeQ8L5iz1XLc9O4NXodVRfhWz4B8SoHHAO9aqdi5sM30gSYbMc2nOM5mor1EPT5KaI4YAEBoei2nxdLFuR03AS1tP02mTos8WPNjj8xWGdZGHP8flNEH9LpMfFOImEjGKd7xOFfwB7VLPJSJAuZbq9yP5Rn_4P9Wj2Jst4LA4DsQeC37gJfcdssNooVXIz1JyaAhTe9QblILgHQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!