×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Berisha lutet: Na ndihmoni, kemi nevojë për gjëra ushqimore e pelena, për djalin 25 vjeç invalid

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 14:18

    Familja Berisha nga fshati Smrekronicë i Vushtrrisë tash e sa kohë po përballet me kushte të rënda jetese.


    Në një bisedë për IndeksOnline, kryefamiljarja Bahrija rrëfen për vështirësitë, për të cilat thotë se i kalon përditë.

    Nëna Bahrije thotë se djali i saj, Jetoni, 25 vjeç nuk e ecën e as nuk flet, kjo pasi që ai vuan nga sëmundje të ndryshme që nga lindja.

    Një ndihmë sado e vogel nga ju, do të thotë shumë për familjen Berisha, numri kontaktues: 044 762 585
    E gjithë kjo situatë po e rëndon më së shumti atë, si nënë.

    “Jemi shumë keq. Nuk kemi të ardhuna. Me nga një paketë ushqimore na ka ndihmu Kryqi i Kuq dhe komuna. Po hjekim shumë, por njeri qenka më i fortë se guri”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

    “Djalin shumë shpesh e rrokë epilepsia. E humb vetëdijen. Është dhimbje e madhe. Burrin edhe me e thirrë dikush me punu e ka të vështirë pasi që unë nuk mundem me u kujdes për djalin vazhdimisht e vetme, është i rritun 25 vjeç nuk mundem me e mbajt pezull vetë, nuk mundem me pastru vetë është shumë shumë vështirë me u kujdes vetëm një njeri për të”, ka thënë ajo gjatë bisedës për IndeksOnline.

    Nëna e 25- vjeçarit thotë se është kaq i dhimbshëm fakti për të, që shumë herë nuk i ka as ushqimet e nevojshme për të shtruar në tryezen e familjes.

    “Shpesh herë burri del mbledh hekra sa për bukë, por zemra më digjet, edhe djalin smutë edhe mos më pas me honger a ka ma vështirë? Kur nuk kam pelena për djalë i vendosi arrna pasi s’kam qysh ia bëj. Jemi shumë keq. Shtëpinë na e ka ndërtu Nexhi Merovci. S’kemi të ardhuna kërkah tjetër”, ka thënë kryefamiljari Sherifi.

    Një ndihmë sado e vogel nga ju, do të thotë shumë për këtë familje.

    044 762 585/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!