×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Dobratiqi për pak ditë mbetet në rrugë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 21:28

    Familja katër anëtarëshe e Faton Dobratiqit, ka nevojë për ndihmë të vullnetmirëve.


    Ata banojnë në një shtëpi me qira në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet por që nuk po arrijnë të ia dalin me shpenzimet mujore, pasi kryefamiljari merr një pagë prej 220 eurosh.

    Por, kësaj familje i është kërkuar që deri në fund të muajit ta lirojnë shtëpinë meqë pronari do ta shemb shkaku i rrezikshmërisë dhe vjetërsisë, transmeton klankosova.

    42-vjeçari thotë se pas kësaj date nuk di ka të shkojë dhe kërkon një strehë për ata dhe fëmijët e vegjël.

    Të gjithë njerëzit vullnetmirë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë mund ta bëjnë duke kontaktuar në numrin: 049/339-224.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!