×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për relativisht pak para, energjia elektrike mund të ishte siguruar nga viti 2017/18”, Robert Bosch i reagon Isa Mustafës për kompaninë “Bilfinger”

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 9:13

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha dje se përfaqësuesit e “Bilfinger” janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”.

    Në një postim në Facebook, Bosch ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka shtuar për pak para, energjia elektrike mund të ishte siguruar nga viti 2017/2018.

    “Fatkeqësisht jo e vërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada holandeze dhe gjermane bëmë gjithçka për të bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një shans i humbur pasi për relativisht pak para, energjia elektrike mund të ishte siguruar që nga viti 2017/18”, ka shkruar Bosch në Facebook.

    Dje, ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se e gjitha çka kanë ofruar “Bilfinger” kanë qenë 15-20 faqe PowerPoint.

    “Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ai ka thënë se kanë qenë të interesuar që projektin ta realizojnë me kompaninë “Bilfinger”, por, sipas Mustafës kompania ka qenë e painteresuar.

    “Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PoëerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend. Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrikenë Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re”, është shprehur tutje Mustafa. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!