×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci zbulon fjalët e para të Vjosa Osmanit pasi ishte shkarkuar nga pozitat në LDK

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 23:40

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, njëherësh edhe ish-këshilltar i Vjosa Osmanit, tregoi se çfarë i tha atij presidentja aktuale e vendit, pasi u shkarkua nga LDK’ja.


    Peci ka thënë se Osmani në atë kohë i kishte thënë se nuk do të dorëzohet deri në fund. Ai këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’, shkruan Gazeta Express.

    “…Faton, unë nuk dorëzohem edhe nëse do të më mbesin vetëm dy vota në nivel të krejt Kosovës”, tregon ministri i Qeverisë Kurti.

    Në anën tjetër, ai ka folur edhe për koalicionin VV-Lista ‘Guxo’, për të cilin ka thënë se do të vazhdojë deri në fund të mandatit, teksa ka thënë se Osmani nuk do t’i bashkohet LDK’së.

    “E padrejtë dhe diskutimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka marrëveshje për rikthim. Do të çojmë deri në fund koalicionin me VV-në. E kemi marrë votën për këtë dhe kështu do të veprojmë”, shtoi tutje Peci.

    Ai ka bërë me dije edhe se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do e udhëheqë Listën ‘Guxo’.

    “Kemi kapacitete dhe njerëz me aftësi të mëdha. Do të mbajmë kuvendin e brendshëm për të përcaktuar të ardhmen por besoj që zonja Donika Gërvalla të jetë ajo që të na udhëheqë përpara”, tha më tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!