×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatos Klosi: Akuza ndaj Hashim Thaçit është politike

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 23:39

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri, Fatos Klosi, ka deklaruar se aktakuza për krime lufte e paralajmëruar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është politike, sepse dosja është dërguar qysh në prill.


    “Zgjedhja e datës 3 ditë para takimit në SHBA, tregon se ka pasur subjektivitet”, ka thënë Klosi në RTV Ora, duke iu referuar Gjykatës Speciale.

    “Nuk dihet nëse ia ka kërkuar dikush, apo donte të thoshte që shiko se jam edhe unë këtu”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!