×
  • Lajme
  • Lajme / E tmerrshme

    Fëmija 3 vjeç ngrehet zvarrë nga edukatoret e çerdhes në Fushë Kosovë, familja thonë se edhe u rrah brutalisht

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 23:42

    Një rast i tmerrshëm i keqtrajtimit të një fëmije në çerdhe është bërë publik sonte.

    Rasti ka ndodhur në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, ku siç tregojnë familjarët, një fëmijë 3-vjeçar është ngrehur zvarrë nga një edukatore dhe më pastaj edhe është rrahur keq, shkruan Reporteri.net.

    Familjarët kanë publikuar edhe video nga keqtrajtimi. Ndërsa fotografitë dëshmojnë se i vogli ka marrë lëndime nëpër duar.

    “Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh”, ka treguar Fatos Geci, familjar i të miturit.

    Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të merren seriozisht me rastin.

    “Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!