×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 16:19

    Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy fëmijë të armatosur në Lipjan. Njëri me thikë, e tjetri me pistoletë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, ka njoftuar Policia duke shtuar se me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

    Po ashtu në Lipjan është arrestuar edhe një i mitur tjetër, i cili me vete kishte armë zjarri.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me tre fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!