×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj tenton ta nderojë Amerikën, feston 4 Korrikun më 22 qershor

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 10:34

    4 Korriku është një prej ditëve më të veçanta për kosovarët, pasi festohet Dita e Pavarësisë së shtetit më mik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë edhe shteti më i fuqishëm në botë.


    Ferizaj si zakonisht kishte organizuar një event për të treguar nderimin që kanë për shtetin amerikan, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, siç ndodhë jorrallë në Kosovë, 4 Korriku u festua hiç më pak se 12 ditë më herët në këtë komunë ku numri i trupave amerikanë është i madh.

    Sidoqoftë, në këtë lloj feste morën pjesë Komuna e Ferizajt dhe deputetët Elmi Reçica dhe Labinot Tahiri, që janë nga kjo komunë.

    Edhe ushtarë amerikanë që punojnë në bazën amerikane “Bondsteel” që ndodhet në rrethinën e Ferizajt, morën pjesë në këtë event që u bë në nderim të tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!