×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasi e mashtroi duke thënë se do ta dërgojë për operim në zemër, 42-vjeçarja rrëfen ngjarjen

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 21:29

    Një personit me inicialet A.M. nga Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.


    40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër, njofton Klan Kosova.

    Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi nëntë mijë euro duke i prezantuar asaj fatura e dokumente false, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.

    Viktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!