×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermerët anulojnë protestën për qumështin, marrin një vendim të rëndësishëm

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:38

    Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se është anuluar protesta e paralajmëruar për të mërkurën.


    Anulimi i protestës është vendosur pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ShFKQ.

    “Duke u bazuar nq zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se jane duke vepruar si Qeveri qq shumë shpejt ky problem tq zgjidhet, po ashtu drejtori i qumështores Vita duke u bazuar në premtimet e Qeverisë e anulojmë vendimin me të cilin ditën e hënë 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit të qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu është bërë e ditur se vendimi për pranimin e qumështit do të zgjatet deri më datën 1 tetor.

    “Vendimi për pranimin e qumështit do të zgjatet deri me datën 01.10.2020 me mundësi të rishqyrtimit të këtij vendimi nëse Qeveria merr hapa konkret”, bëhet e ditur në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!