Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, ka publikuar në një organizim me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni ishte prezent edhe Kryeministri Albin Kurti, diplomatë, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër.
Ambasadori i Kosovës, Ilir Kapiti, foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimi i plotë nga Ambasada në Facebook:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një ceremoni solemne dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje të shkëlqyer në ambientet e “The Royal Horseguards “.
Në fjalimin e mirëseardhjes në këtë ceremoni, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ku po qëndron në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreave.
Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024.
Ky samit është organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.