×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 8:26

    Prej sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara.


    Për sonte është paraparë Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqve) dhe Tophane.

    Për nesër janë parashikuar lagjet Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari;

    Për të enjten lagjet: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat;

    Për të premten: Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re;

    Për të shtunën: Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe;

    Dezinsektimi hapësinor në Prishtinë mbyllet të dielën në lagjet Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!