×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK nuk merr pjesë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 12:35

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së  Kuvendit me shefat e Grupeve Parlamentare.


    Në mbledhje të kryesisë po marrin pjesë Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, nënkryetarët Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, por nuk po marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare e as nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK- së, Kujtim Shala.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohen kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të  rishikuar për vitin 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, (shpërndara me 18 maj 2020),Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile, Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!