×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon në Tiranë samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:53

    Në Tiranë po mbahet samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ka në fokus ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal.


    Në këtë samit marrin pjesë Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

    Në kuadër të punimeve të këtij samiti që mbahet në Pallatin e Brigadave, në kryeqytetin e Shqipërisë, kryeministri Rama ka realizuar një takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Tegeltija.

    Në fund të punimeve të samitit, kryeministrit Rama dhe eurokomisari Varhelyi do të adresohen në një konferencë për media.

    Liderët do të diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bashkëpunimin rajonal dhe aspektet e procesit të integrimit evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!