×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi i parë i grupeve punuese të LDK-së e Vetëvendosjes

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 13:24

    Grupi Punues i Vetëvendosjes, ka arritur në selinë e LDK-së, ku do të mbahet takimi i parë për harmonizim të programeve, pasi këto parti dolën dy partitë më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Në ketë takim, ku pritet harmonizim qëndrimesh për koalicionin VV-LDK për qeverinë e ardhshme, nga LDK po marrin pjesë Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abigjiku dhe Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Ky është takimi i parë, pasi që paraprakisht ishte diskutuar në nivel të liderëve.

    Kujtojmë se mbrëmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se koalicioni me VV-në do të jetë i vështirë për tu arritur. Ai ndër të tjera ka paralajmëruar se nëse VV do ministri të caktuara, do t’ia lënë krejt Qeverinë dhe do të shkojnë në opozitë, pa pranuar kushtëzime. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!