×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi qeveritar në Prevallë, prezent edhe kryeministri Kurti

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 9:19

    Zevëndëskryeministri Avdyllah Hoti ka njoftuar se sot i gjithë kabineti qeveritar do të takohen në Sharr, për të diskutuar Programin Qeverisës 2020-2023.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

    “Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqesinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!