×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi trepalësh në Ohër

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 15:30

    Ka filluar takimi trepalësh në Ohër në mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Vendi ku po mbahet takimi trepalësh

    Pas përfundimit të takimit trepalësh palët, Borrel pritet të dalë me deklaratë për media. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.

    Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

    Kujtojmë se në Ohër është edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Ai në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

    Zëdhënësi i BE-së: Nuk e dimë sa do të zgjasë takimi trepalësh, Borrel do të dalë me deklaratë

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!