×
  • Lajme
  • Lajme

    Financimi i partive politike, kërkohet publikimi i burimeve të sakta e të bëhet auditimi i rregullt

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 9:53

    Ndonëse plotësim-ndryshimi që i është bërë Ligjit për financimin e partive politike, këto të fundit thonë se pos raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmanget informaliteti i financimit të subjekteve politike.

    Partitë politike në vend, thonë se Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të Ligjit për financimin e partive politike.

    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se Ligji i iniciuar në kohën e Qeverisë Haradinaj është i gatshëm, teksa shton se ka edhe opinion të Komisionit të Venecias.

    Ai thotë se AAK-ja është partia më transparente sa i përket kësaj çështjeje.“Aspekti i financimit të partive politike trajtohet në një ligj të veçantë që e kemi trajtuar në Qeverinë Haradinaj, ku e kemi sjellë. Ligji për Financimin e Partive Politike ka edhe një opinion të Komisionit të Venecias në këtë temë”.

    “Tepër është më rëndësi që financat e partive politike të bëhen transparente, AAK në vitin e kaluar ka qenë partia më transparente me menaxhimin më të mirë në raport të auditimit, edhe transparenca në financim të partive është transparencë e vet funksionimit të politikës në Kosovë”, tha Tahiri.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se rregullimi i kësaj çështjeje do ta shmangte informalitetin e financimit të partive në vend.

    “Çështja e financimit të subjekteve politike rregullohet me një ligj tjetër të veçantë, siç është Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, mendoj që Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të kësaj çështje”, tha ai.

    “Do të sillet në Kuvend edhe plotësim ndryshimi i këtij Ligji, megjithatë unë mendoj që përveç raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmangim këtë informalitetin e financimin e subjekteve politike, të rrisim transparencën gjithsesi, por edhe të garantojmë që subjektet politike financohen nga burime të sakta e të ligjshme, sikurse që edhe raportojnë në KQZ dhe u auditohen raportet”, ka thënë ai./EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!