×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismaili dëshiron të kthehet në Vetëvendosje, por ky është kushti i tij

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 9:41

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, dhe i PSD-së, Fisnik Ismaili po kërkon 10 mijë ‘like’ për t’u kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ai përmes një shkrimi ka ironizuar jo pak duke thënë se nëse bëhen këto ‘like’ në stausin e një mikut të tij që ka të njëjtën kërkesë për përdoruesit e Facebook, do të kthehej në VV, po me kusht që të reagojë publikisht, pas deklaratave të tilla si ajo e Salih Zybës për Shpend Ahmetin.

    “Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, ka shkruar Ismaili.

    Kujtjmë që Ismaili ka lë të kuptohet se po largohet nga PSD-ja pasi nuk mori vota të mjaftueshme për deputet. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!