×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq, qytetarët po vdesin

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 14:34

    Sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje të mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.


    Sipas deputetes së kësaj partie, Fitore Pacolli, mjekët po rrezikohen e sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

    Postimi i plotë:

    “Ne, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie jolegjitime. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur qytetarët po vdesin, mjekët po rrezikohen e sistemi ynë shëndetësor po shkon drejt kolapsit.
    Vetëm në 10 ditëshin e fundit kemi:
    5 gusht 218 raste pozitive 15 VDEKJE
    4 gusht 225 raste pozitive 13 VDEKJE
    3 gusht 250 raste pozitive 7 VDEKJE
    2 gusht 245 raste pozitive 13 VDEKJE
    1 gusht 224 raste pozitive 9 VDEKJE
    31 korrik 226 raste pozitive 15 VDEKJE
    30 korrik 258 raste pozitive 16 VDEKJE
    29 korrik 194 raste pozitive 4 VDEKJE
    28 korrik 293 raste pozitive 7 VDEKJE
    27 korrik 276 raste pozitive 8 VDEKJE

    10 ditë 2,409 të infektuar 107 VDEKJE” .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!