×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli paralajmëron fitore të VV-së edhe në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj e Gjilan

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:20

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli pas fitores në Podujevë ka parashikuar se partia e saj do të vije së shpejti në krye të qeverisë.


    Poashtu ajo thotë se VV do të fitojë edhe në disa komuna tjera më të mëdha në zgjedhjet e reja komunale që do të mbahen vitit e ardhshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Shumë shpejtë edhe në Qeveri e pastaj po vazhdojmë me Prishtinën, Pejën Gjakovën, Ferizajin, Gjilanin…”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Zgjedhjet lokale në nivel vendi do të mbahen pas 8 muajve.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!