×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalimi i Edi Ramës në OKB për Kosovën – Çitaku kritika ndaj Osmanit, Kurtit dhe Gërvalles

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 10:09
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për siç shprehet Çitaku heshtjen e tyre karshi fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

    Çitaku përmes një postimi ka shkruar se urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.

    “Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”,ka shkruar Çitaku.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

    Rama gjithashtu foli edhe për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale. Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.

    Rama i ka kërkuar Asamblesë që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!