×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes dy drejtorëve në Postë, po intervistohen nga policia

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 14:45

    Posta e Kosovës, ka bërë të ditur se dy drejtorë të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, sot janë fjalosur dhe kacafytur mes vete.


    Në njoftim bëhet e ditur se të dy drejtorët janë intervistuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.

    “Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes.

    Për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, thekson njoftimi.

    Aty po ashtu bëhet e ditur se menaxhmenti i ndërmarrjes pritet të marrë masa disciplinore ndaj tyre.

    “Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi”, përfundon njoftimi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!