×
  • Lajme
  • Lajme

    “Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit”, Cakaj i bashkon ambasadat

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 17:18

    Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.


    Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror, njofton Klan Kosova.

    “Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë  … Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë…”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

    Ai edhe më parë ishte zotuar se bashkimi i ambasadave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë në planin e tyre për bashkëpunim mes dy vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!