×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin kolegët e Agon Musliut që vendosën fotografitë në shesh në shenjë proteste

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 14:41

    Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.


    Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve.

    “Jam student në universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.

    Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.

    “Nuk përfaqësojmë parti e as organizate jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar të njëjtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!