Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK, shkruan Reporteri.net.
Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 05:58 në rrugën “Shotë Galica”.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha për Reporteri.net se bëhet fjalë për një familje turke por me banim në Prizren.
Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti ka lënduar edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.
/Reporteri.net/
Tragjedi në Prizren, babai dyshohet se vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.