×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin sërish familja e burrit që u plagos mbrëmë nga Policia e Serbisë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 19:34

    Milazim Murati u plagos me armë zjarri, derisa po priste drunj në fshatin Gërbac të Medvegjës, zonë kjo në Serbi.


    Për këtë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për plagosjen e së martës në pikën kufitare me Serbinë.

    Ndërkohë, familja e shtetasit kosovar, i cili gjithashtu ka nënshtetësi të Serbisë, por së fundmi janë zhvendosur për të jetuar në Kamenicë, insistojnë se prona është e familjes së tyre dhe s’është pronë shtetërore.

    Naim Murati thotë që vëllai i tij u qëllua nga policë serbë. Mjekët thonë se gjendja e Milazim Muratit, tashmë është stabile.

    Vlen të theksohet se ky nuk është rasti i parë i problemeve të tilla në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë.

    Në fshatin Uglar, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në vitin 2011, ishte vrarë një 14-vjeçar, i cili po priste dru në mal bashkë me familjarë të tij.

    Një vit më vonë, derisa po patrullonin në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës, xhandarmëria serbe arrestoi dhe prangosi dy policë të uniformuar të Kosovës.

    Ndryshe, mbrëmë Reporteri.net solli rrëfimin e familjarëve të Muratit, të cilët thonin se djali i tyre u qëllua me 3 plumba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!