×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet asamblisti serb, shtëpia e të cilit u bastis sot nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 14:29

    Policia Speciale e Kosovës ka përfunduar bastisjen në fshatin Korminjane, në shtëpinë e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Ranillugut Ivan Ristiq.


    “Kërkimi zgjati tre orë të plota dhe oficerët e policisë u larguan nga prona ime”, tha Ivan Ristiq për RTV Puls.

    Ristiq duke folur rreth motiveve të bastisjes së shtëpisë, deklaroi se nuk kishte marrë asnjë përgjigje, por sipas tij, policia po kërkonin armë të cilat, siç u shpreh, ‘nuk i posedon’.

    Sipas RTV Puls, Policia e Kosovës tha se kontrolli ishte urdhëruar nga një gjykatë, duke shtuar se ata do të lëshonin detaje pasi përfundimit të aksionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!