×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet familjari që ishte bashkë me Syleviqin në momentin e vdekjes

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 17:36

    Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit.


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin e Reporteri.net se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

    Reporteri.net raportoi e para për vdekjen e tij.

    “Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.

    Ndërkohë për vdekjen e Syleviqit kanë folur edhe familjarët e tij. Djali i Axhës që ishte me të në momentin e vdekjes, ka thënë se ai ka pësuar sulm në zemër.

    “Ai ka qenë duke ecur rreth orës 12:00 të paradites së sotme për një moment ka pësuar një sulm dhe më pas ka vdekur në vendin ngjarjes”, ka thënë shkurt djali i axhës së tij, Valdeti, për arbresh.info.

    Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish’Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP’it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!