×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet famulltari i Stubllës, tregon gjendjen e familjes së prekur nga koronavirusi

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:00

    Në Komunën e Vitisë, në fshatin Stubëll janë konfirmuar tri raste me koronavirus, ndërsa Qeveria ka marrë vendim që i tërë territori i kësaj komune të karantinohet.


    Indeksonline ka kontaktuar me Don Jeton Thaqin, famulltar në Stubllës të Vitisë, dhe ka mësuar se gjendja aty është e qetë dhe nën kontroll.

    Ai thotë se familjen e prekur nga virusi, e kanë vizituar me kryetarin e fshatit dhe drejtorin e shkollës.

    “Takimi ynë ka ndodh në oborr dhe me distancë të duhur e me maska”, tha Thaqi.

    Më tutje, ai thotë se gjendja e tre personave të shtrirë në QKUK është stabile, dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm më këtë familje si dhe me institucionet e vendit.

    Sot anëtarëve të kësaj familje që gjenden në izolim i’u janë marrë mostrat për të tëstuar nëse janë të prekur nga koronavirusi.

    Katër anëtarë të kësaj familje janë të izoluar, tre fëmijë me gjyshen e tyre.

    “Njëri nga fëmijët ka pasur temperaturë, por tani gjendja e tij është stabile”, tha famulltari nga Stublla.

    Në fund, ai bën apel që mediat të mos merren drejtpërdrejtë me familjen, për shkak të situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!