×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet gruaja e Rexhep Selimit pas kandidimit për deputete: Fitorja e VV-së më shumë sesa shpresë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 18:01

    Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, është deklaruar pasi emri i saj figuron në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ajo ka thënë se ndihet e nderuar që është pjesë e kësaj liste, teksa shton se do të jetë shembull e motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë.

    Postimi i saj i plotë:

    Sikur secili në listën e 110 kandidatëve për deputet nga Levizja VETËVENDOSJE!, jam e nderuar që të jem pjesë e këtij projekti në rrugën e angazhimit tonë te përbashkët për një shoqëri të drejtë dhe komb të përparuar.

    Me LevizjenVETËVENDOSJE! në udhëheqje të qeverisë dhe si shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, angazhimi për realizimin e aspiratave të brezave, do të jetë edhe vullnet dhe detyrë e imja parësore.

    Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, poashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore.

    Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë.

    Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!