×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Labinotë Demi-Murtezi pasi u raportua se nuk do t’i lejohet garimi në zgjedhje

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 14:22

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 14.02.2021.


    Mediat raportuan se edhe Labinotë Demi-Murtezit i është ndaluar garimi për deputete.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Demi-Murtezin, por thotë se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri tani.

    “Nuk kam marrë njoftim, disa familjarë më njoftuan se po raportojnë mediat diç të tillë, por unë nuk e di arsyen”, ka thënë Demi-Murtezi për Reporteri.net.

    Reporteri.net mëson se kreu i VV-së, Albin Kurti do ta ketë të pamundur t’i prijë listës së kësaj partie, për shkak se të njëjtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje.

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Kurti nuk do mund të garojë në këto zgjedhje, duke thënë se kishte tendenca të qëllimshme për largimin e tij nga lista.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!