×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet mjeku kujdestar që pranoi viktimat në spital: I plagosuri i solli vetë dy personat pa shenja jete

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:44

    Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.


    I njëjti ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Rreth orës 20;30 pa shenja jete janë sjell ne spital, dhe nje i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

    Nga kjo ngjarja të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!