×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet nëna e Vjosa Osmanit: Prej që ka qenë e vogël ka thënë se do të bëhem presidente

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 11:57

    Nëna e Vjosa Osmanit ka thënë se e bija që nga vegjëlia ka dashur të bëhet presidente.


    Ajo ka folur ekskluzivisht për herë të parë për emisionin #gjesi në T7 pasi vajza e saj u bë gruaja e dytë që u emërua presidente e Republikës së Kosovës.

    Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë para kamerës së T7 që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.

    “Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo.

    E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.

    “Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!