×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi flet pas fitores: Podujeva i dha mesazh Kosovës

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:56

    Kryeyari i ri i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pas fitores së sotme në këtë komunë, ka deklaruar se vota e Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës dhe realitetit kosovar.


    “Jam i lumtur se qytetari i Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës. Ka ardhur koha për ndryshim dhe kjo u rikonfirmua për LDK-në më së miri në Podujevë. Ndryshimi do të ndodhë. LDK dikur ishte subjekt serioz, mirëpo janë njerëzit që sot e drejtojnë dhe nuk dua ti komentojë ata”, tha Bulliqi.

    Bulliqi tutje u shprehë se nuk ka pranuar ende ndonjë urim nga ana e taborit të LDK-së.

    “Për aq sa kam pasur qasje në telefon, ende nuk kam marrë urimin e fitores nga tabori i LDK-së. Ata e dijnë më mirë, ndërsa unë edhe nga RADIO 1 ju premtojë Podujevasve se do je m kryetar i të gjithë qytetarëve. Podujeva është keq qeverisur dhe ne do punojmë bashkë”, tha ai në Radio1.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!