×
  • Lajme
  • Lajme

    Flora Brovina: Për publikimin e fotos kam marrë leje nga viktima dhe nëna e saj

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 18:04

    Deputetja Flora Brovina pas një foto që publikoi sot në Kuvendin e Kosovës ku shihen tre ushtarë serbë derisa po e dhunonin një grua kosovare ka marrë shumë kritika nga deputetë e organizata që mbrojnë të drejtat e grave të dhunuara në Kosovë.


    Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e ka akuzuar se ka bërë publike fotografi pa leje të gruas që duket aty.

    Brovina, ka treguar se e ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe.

    Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e gruas dhe tha se identiteti i saj është mbajtur fshehur.

    “Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thënë Brovina për T7, shkruan Reporteri.net.

    Por, deputetja Brovina ka deklaruar se për ekzistencën e fotove që ka publikuar në Kuvend kanë qenë të njoftuara organizatat që merren me këto gra si dhe fondacioni i ish-presidentes Jahjaga.

    “Të dhënat e mia nuk janë burgosur. Dëshmitë, historitë e këtyre njerëzve, qofshin fëmijë, qofshin të rritur. Janë të njoftuara për të gjitha këto që thash edhe presidentja dhe fondacioni i saj”, ka thënë ajo.

    Brovina ka potencuar se edhe ndërkombëtarët i kanë thënë asaj se kanë dëshmi për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë nga ana e serbe sa një dhomë.

    “Nga Haga më kanë thanë se kanë dëshmi sa një dhomë për gratë e dhunuara në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

    Brovina më tej ka pohuar se ka qenë e udhës që të publikohen faktet për krimet e kryera nga serbet.

    “Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka pohuar Brovina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!