×
  • Lajme
  • Lajme

    Floretë Zejnullahu pasi u bë deputete, falënderon qytetarët për besimin

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 11:56

    Floretë Zejnuallhu nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar mandatin e dytë si depuete.


    Ajo mori 6 mijë e 475 vota të qytetarëve, duke fituar për pak mandatin pasi u rendit e fundit.

    Pasi siguroi ulëse në Kuvend, Zejnullahu ka falënderuar qytetarët për besimin që ia dhanë.

    Postimi i saj:

    Tash që u shpallën rezultatet përfundimtare, më duhet t’i falënderoje nga zemra votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe në veçanti votuesit e mi.

    Është hera e dytë që marr mbështetje për të ju përfaqësuar si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kjo mbështetje përveç nderit më jep përgjegjësi.

    Mesazhi i votuesit ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim dhe reformë, kjo nuk ka alternativë.

    PDK e ka të qartë mesazhin, do të jemi opozitë, dhe do të jemi në shërbimin të plotë për të gjithë qytetarët.

    Faleminderit! ??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!