×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks i madh i mërgimtarëve drejt Kosovës këtë fundjavë, pritje e gjatë në pikat kufitare

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 20:00

    Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.


    Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi.

    Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pikëkalimet kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatv.

    Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (18:52), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë (120 minuta) dhe te Dheu i Bardhë (80 minuta).

    Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.

    Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!