×
  • Lajme
  • Lajme

    Flutura Kusari: Intervistimi i gazetarëve me qëllim të zbulimit të burimit është shkelje flagrante e Ligjit

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 14:12

    Flutura Kusari, juristja që merret me të drejtën e medias, ka thënë se “Intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave”.


    Ajo ja thënë se urgjentisht duhet të lirohen gazetarët e Insajderit dhe duhet të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve

    Shkrimi i plotë i Flutura Kusarit:

    Intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës.

    Urgjentisht duhet të lirohen gazetarët e Insajderit dhe duhet të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!